Francis Fukuyama, një nga studiuesit politik më të njohur aktualisht në botë, ka postuar një cicërimë mbështetëse në Twitter për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Twitter.
Fukuyama, i njohur për librin e tij kontrovers “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë” ka shkruar se Kurti meriton “mbështetje”.
Për këtë deklaratë të tij ka reaguar përsëri ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sipas Grenell, Fukuyama ka hedhur poshtë çdo ide që çdo president amerikan ka paraqitur – nga Clinton tek Obama e deri te Trump.
“Ai është radikal”, ka shkruar Grenell në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1554157936254955520
