Skuadra e Kukësit nuk e ka mbyllur akoma merkaton verore, ndërsa është afër transferimit të futbollistit nga radhët e Leicester Cityt, Layton Ndukwu.
Ndukwu ndodhet me ekipin shqiptar në përgatitje në Turqi, teksa pritet të bashkohet përfundimisht me skuadrën.
Futbollisti 23-vjeçar ishte pjesë e ekipit të të rinjve në Leicester, saktësisht me ekipin U17 ku ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.
