Të fundit

Safet Syla: Kam vendim për emërim nga ministri, është i përhershëm

Drejtori i Përgjithshëm në Zyrën për Çështjet e Trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Safet Syla assesi nuk po pajtohet me raportin e Auditorit Gjeneral ku thuhet se ai u pagua kundërligjshëm nga buxheti i shtetit në vitin 2021 nga Ministria e Financave, raporton Paparaci.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë vitit 2021, Ministria e Financave e ka paguar ish-kolonelin Syla në mungesë të akt-emërimit valid, pasi që kontrata e të njëjtit kishte skaduar më 31 dhjetor të 2020-s.

Por kështu nuk mendon Syla, i cili e mban këtë pozitë që nga viti 2013. Ai thotë se ka kontratë me afat të pacaktuar kësaj pozite me emërim nga ministri.

Bile, atij nuk po i pëlqen që ZKA-ja ka thënë nëpërmjet raportit të auditimit të saj për Ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati, se atij i ka skaduar kontrata.

Syla i cili tregoi se është në një vizitë zyrtare në Kroaci, e përmendi se kontratat i ka marrë për kredi personale. Raportin e ZKA-së e quajti të pasaktë në një bisedë telefonike për Paparacin.

“Në Kroaci jam. Nuk është ashtu raporti i ZKA-së. Unë e kam vendimin për emërim nga ministri që është pa afat të caktuar dhe jam shërbyer civil në atë vendim dhe e udhëheq zyrën. ZKA-ja ka gjetur se gjoja mua më ka skaduar kontrata, ato kontrata unë i kam marrë për nevoja personale sepse banka m’i ka lypur për kredi”.

“Realisht, kjo zyrë është themeluar me vendim të kryeministrit, kurse emërimi im është bërë me vendim të ministrit. Nuk është e saktë raporti i ZKA-së, askush s’më ka kontaktuar nga ministria apo departamenti i personelit. Nuk e di si ka ndodhur. Unë jam deri në fund të javës me ftesë zyrtare për Ditën e Çlirimit të Kroacisë nga motoklubi veteranët e Kroacisë. Vendimi përderisa është pa afat është i përhershëm, edhe nuk jam staf politik por rrogën e marr me koeficient”, deklaroi ai për mediumin.

Zyra për Çështje të Trashëgimisë së TMK-së funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në anën tjetër, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2021, Syla – ish-koloneli i UÇK-së, pjesë e Zonës Operative të Pashtrikut – kishte vazhduar vijueshmërinë në mënyrë të rregullt në punë, çka edhe është dëshmuar me raportet e vijueshmërisë.

Megjithatë, në raportin e ZKA-së për vitin 2021 ndaj kësaj ministrie thuhet se sipas menaxherit të burimeve njerëzore shkak i kësaj gjendje ishte fuzionimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Ministrinë e Punës dhe Transfereve.

Shkas tjetër është marrë edhe mungesa e informatës lidhur me këtë rast, teksa ka bërë që kjo çështje të mbetet e patrajtuar nga menaxhmenti i Ministrisë së Financave.

Kësisoj, Auditorja Gjenerale ka konstatuar se pagesa e të punësuarit dhe vijueshmëria në punë në mungesë të kontratës valide është në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke rrezikuar në pagesa të parregullta.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar “ministrin që duhet të sigurojë zgjidhjen e rastit për pozitën e lartcekur sipas kërkesave ligjore dhe në të njëjtë kohë të sigurojë se çdo pagesë bëhet në përputhje me kontratë valide”.

Telashe me stafin në ministrinë e Hekuran Muratit – ish-koloneli Syla paguhet pa kontratë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci