Të fundit

Gjinovci përfshihet në debatin për shamitë: Qysh po ia bëjmë kësaj pune?

Aktivisti Rron Gjinovci ka deklaruar se argumenti “shamitë lejohen edhe në Evropë” sipas tij, përcillet edhe nga argumenti tjetër “edhe martesat me gjini të njëjte lejohen në Evropë”.

Reagimi i tij vjen pasi ditëve të fundit rrjetet sociale janë vërshuar me komente duke kërkuar që të ndryshohet udhëzimi administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, rreth lejimit të vendosjes së shamisë nëpër shkolla.

Për Gjinovcin, argumenti “shamia është e drejtë e njeriut” përcillet nga argumenti “edhe martesa mes gjinive të njëjta është e drejtë e njeriut”.

“Tash percaktohuni: a jeni pro Evropes dhe pro te drejtave te njeriut, a jo? Manipulimi me evropianizmin dhe te drejtat e njeriut nuk ju lejohet. S’keni ju kaqik intelektual me manipulu opinionin publik”, shkroi ai në Facebook.

“Arsyeja kryesore osht se s’lexoni dhe s’dini. Pra, vendosni, çka po doni, qysh po ja bojmë kësaj pune?”, pyeti Gjinovci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci