Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Ajo njoftoi se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin për këtë çështje.
Njoftimin e bëri në rrjetin e saj social Twitter, teksa u shpreh se qëndron e bashkuar me autoritetet që të zbardhet i tërë rasti.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1561279833564381184?ref_src=twsrc%5Etfw
