Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është fotografuar pak më parë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Gazetari dhe publicisti Berat Buzhala, në një postim në Twitter ka shkruar se askush s’ka vepruar më parë si Kurti, që në ditën e zgjedhjeve dhe me kerre e buxhet të shtetit të kërkoj vota.
“Albin Kurti diten e zgjedhjeve, me 10 bodigarda, tuj lype vota ne Koder te Trimave. Kerkush kurre nuk ka bo qishtu. Me kerre te shtetit, me buxhet te shtetit, diten e zgjedhjeve tuj shku personalisht kryeministri me lypa vota. Eu, eu po cka ishe kane keshtu…”, ka shkruar Buzhala në Twitter.
Albin Kurti diten e zgjedhjeve, me 10 bodigarda, tuj lype vota ne Koder te Trimave. Kerkush kurre nuk ka bo qishtu. Me kerre te shtetit, me buxhet te shtetit, diten e zgjedhjeve tuj shku personalisht kryeministri me lypa vota. Eu, eu po cka ishe kane keshtu… pic.twitter.com/VzyeK1bBGG
— berat buzhala (@buzhala) November 14, 2021
Ndërkaq, pak më parë edhe Mefail Bajqinovci ka publikuar disa fotografi me Kurti, ku ky i fundit është parë shumë i buzëqeshur.
