Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se ajo është gjetur në varrezat e qytetit, teksa shtoi se në ora 18:00 është thirrur një konferencë për media lidhur me rastin.
“Rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë. Në ora 18:00 kemi një konferencë për media lidhur me rastin”, ka thënë Hashani.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori, të cilët janë duke hetuar shkaktarin e vdekjes.


