Të fundit

Vuçiq: Më 1 shtator nis aksioni për targat, nuk ka ende zgjidhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në këtë moment nuk sheh zgjidhje dhe se më 1 shtator do të nisë aksioni për ndryshimin e targave. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është i bindur” se do të jetë i suksesshëm.

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për të zbatuar zotimet për kartat identifikuese të njëra -tjetrës, por nuk ka ndonjë marrëveshje për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndalojë prej 1 shtatorit.

Vuçiq ka thënë se “nuk ka zgjidhje” rreth kësaj dhe se ndryshimi i targave do të bëhet. Ai thotë se s’pati dakordim mes palëve, sepse Kosova nuk shprehu dëshirë për kompromis në çështjen e targave.

“Nuk shoh zgjidhje për momentin dhe më 1 shtator ata do të nisin fushatën e tyre e do të përpiqen t’i detyrojnë serbët të ndryshojnë targat. Nuk mendoj se do të ketë shumë sukses në këtë”, tha Vuçiq.

Ai tha se Kurti ishte shprehur se beson që do të realizohet “një sukses i madh nëse serbët zëvendësojnë tabelat KM”.

“Është një proces që do të vazhdojë, sigurisht që ne jemi duke u përballur me këtë problem por i cili nuk ka mundësi të zgjidhet para 1 shtatorit. Duhet të presim dhe të shohim, pres bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur dhe vizitës së Erdoganit”, tha Vuçiq.

Kosova pritet të ndalojë targat, të cilat, Serbia i lëshon për rajone të ndryshme të Kosovës (p.sh UR, KM, etj..).

Ndërkaq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe inkuadrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia janë zotuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2011.

Kosova dhe Serbia do lejojnë shtetasit e njëra – tjetrës të hyjnë në territoret e tyre, pa i pajisur me një letër hyrje/dalje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci