Zyrtari i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ali Sefaj, e ka krahasuar me “rikthim të Jugosllavisë” fitoren në zgjedhjet e Prishtinës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sefaj, i cili ushtron pozitën e zyrtarit ligjor në AMMK, tha se është “baksuz” me fitoret e LDK-së.
“Khu çfar baksuzi jam, në Skenderaj me shku me rrnu, e han dreqi fiton LDK-ja. Urime popull, po rikthehet Jugosllavia!”, ka thënë ai.
Përparim Rama i LDK-së fitoi zgjedhjet lokale në Prishtinë. Ai do të jetë kryetar i ri i Komunës. /Paparaci.com
