Të fundit

Trajneri i Cluj: Ballkanin në “Fadil Vokrri” nuk e mposhtin as Slavia e Sivasspori

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka vlerësuar paraqitjen e Ballkanit. Ballkani e Cluji kanë barazuar 1:1 të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”. Sipas Petrescut, Ballkanin në Prishtinë nuk do ta mposhtin as Slavia e as Sivasspori.

“Është vështirë të luhet në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Kemi luajtur me kampion dhe kur luan me kampion, luan me ekip me mentalitet. Ballkani është ekip i mirë, me trajner të mirë. Ballkani ka pasur posedimin, por ne kemi pasur më shumë raste”, ka thënë Petrescu.

Atë nuk e ka befasuar paraqitja e Ballkanit.

“I kam parë tetë ndeshje të Ballkanit dhe e njoh shumë mirë. Sipas mendimit tim, Ballkani këtu nuk do të humb ndeshje. As nga Slavia, as nga Sivasspori. Edhe Ballkani ka shanse për ta kaluar grupin, njëjtë si ne”, ka shtuar Petrescu./kohanet

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci