Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duket se është shumë i afërt me ekipin e qytetit.
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka udhëtuar drejt Çekisë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League dhe së bashku me klubin ka udhëtuar edhe i pari i komunës.
Pak orë para ndeshjes, Muharremaj ka publikuar pamje nga ambientet e hotelit ku shihet skuadra e mbledhur derisa dëgjon udhëzimet e fundit nga trajneri Ilir Daja.
“Presim fitore dhe më vjen mirë që kemi një numër të madh nga bashkatdhetarët prej të gjitha shteteve të Evropës. Kjo ndeshje është shumë më rëndësi, jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo është histori për klubin e Ballkanit dhe për Komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj për KosovaPress, transmeton Paparaci.
Muharremaj mundohet ta ndjek nga afër klubin e qytetit ku udhëheq, derisa pas mbarimit të edicionit të kaluar i kishte ndarë 100 mijë euro nga mjetet e komunës për ta shpërblyer klubin e udhëhequr nga Arsim Kabashi, por niveli qendror e kishte refuzuar propozimin e komunës.
Ndeshja mes Slavia Prague dhe Ballkanit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.
Në grupin G ku ndodhet edhe Ballkani të gjitha skuadrat kanë nivel të barabartë të pikëve, nga një pikë. /Paparaci.com
