Të fundit

Arrestohet 18-vjeçari në Viti, në xhepin e pantallonave policia i gjen qese me marihuanë

Policia e Kosovës njoftoi këtë të premte se ka arrestuar një 18-vjeçar në Viti, për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike.

Sipas njoftimit, policia gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar 18-vjeçarin me inicialet Sh.M., tek i cili gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave të tij ka gjetur një qese plastike në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën për media.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci