Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka mashtruar një person duke i shitur stoli ari të falsifikuar.
Rasti sipas policisë, ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
“Më 23.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mashtruar ankuesin mashkull kosovar duke i shitur ati stoli ari i cili ishte i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë të shtunën.
