Të fundit

I sanksionuari i ShBA-së: Ky vend në rajon ka tepricë të energjisë elektrike

Republika Srpska është energjetikisht stabile dhe e vetmja në rajon që ka tepricë të energjisë elektrike, ka thënë anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, transmeton Paparaci.

Dodik, i cili është nën sanksionet e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe si i dyshuar për ryshfet dhe zhytje në korrupsion, theksoi se Evropa ka probleme që lidhen me mungesën e gazit.

“Ka shumë tendenca negative që mund të ndikojnë në Evropë”, thotë Dodik.

Ai tha se teprica e energjisë elektrike që ka Srpska, lejon që çmimi i energjisë elektrike të mbahet në nivele të ulëta.

“Çmimi i energjisë elektrike është më i shtrenjtë në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Bilancet tona janë gjithmonë pozitive. Ne kemi rënë dakord për investime me partnerët tanë rusë, përkatësisht dy termocentrale të gazit dhe një tubacion gazi. Zarubezneft do të ndërtojë një termocentral me gaz prej 100 megavat”, tha Dodik.

Ai theksoi se Srpska do të vazhdojë të jetë destinacion për eksportin e energjisë elektrike edhe në të ardhmen.

“Ajo që na jep një shans është se me energjinë e tepërt dhe kapacitetet që po ndërtojmë tani, do të jemi në gjendje të sigurojmë energji elektrike të garantuar për pesë vjet, të cilën askush nuk mund ta sigurojë përveç nesh dhe t’i tregojmë kujtdo që hap një fabrikë dhe punëson njerëz që çmimi i pesë viteve të ardhshme nuk do të ndryshojë për ta. Ky është një avantazh që ne do të përfitojmë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci