Të fundit

Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit, por mban dy funksione të tjera

Rifat Latifi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, por kirurgu mban dy funksione të tjera: ai është kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe anëtar i Bordit të International Virtual e-Hospital Foundation, me bazë në Idaho të ShBA-së.

Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti ka deklaruar se po jep dorëheqje pas disa reflektimeve.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Latifi në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë ka qëndruar për rreth dhjetë muaj, kurse në Qershor të këtij viti është bërë publike pasuria e tij.

Ai në këtë deklarim ka bërë të ditur se është edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe anëtar i Bordit të International Virtual e-Hospital Foundation, me bazë në Idaho të ShBA-së.

 

Ministri i dorëhequr, Rifat Latifi, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion një pasuri të konsiderueshme. Ai ka deklaruar se ka një shtëpi vlera e të cilës kap shifrën 1 milion e 500 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe dy shtëpi pushimi, njëra në vlerën 600 mijë euro e tjetra 450 mijë euro. Përvec këtyre ai ka deklaruar edhe banesë 130 mijë euro dhe tokë 30 mijë euro.

Latifi, që erdhi nga ShBA në këtë post ka deklaruar se në emrin e tij ka edhe katër vetura, vlera e të cilave nisë nga 28 mijë euro deri në 50 mijë euro.

Latifi ka deklaruar edhe 100 mijë euro kursime të cilat i ka në bankën “Bank of America.

Ndërkohë, që ministri i dorëhequr ka deklaruar edhe për kreditë që ka në banka për blerjen e shtëpive në Amerikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci