Të fundit

Kompania e denoncuar nga Kurti kërcënon me padi kryeministrin

Kompania “Quantic”, e cila u etiketua nga kryeministri Albin Kurti si përgjegjëse për rastin e djegies të veturës së Musa Vitisë, shefit të Auditimit të Brendshëm në ShSKUK, ka paralajmëruar padi ndaj shefit të qeverisë.

Përmes një reagimi për media të hënën, “Quantic” është shprehur se kryeministri Kurti ka shpifur ndaj kompanisë.

“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirëmbajtjen e laurave dhe vijushmërise në punë , dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosjë të tyre. Në pikat dalsë të laurave janë 6 kamera që janë vendosur nga kompania e kalume që janë përdorur për nevoja të kompanisë për t’i kontrolluar terminalet se a janë në funksion dhe asesi për vezhgim, pozicioni tyre është në drejtim të terminaleve”, thuhet në reagim.

Kurti ka thënë se përgjegjëse për djegien e veturës së Vitisë janë edhe dy kompani sigurimi, “Quantic” dhe “Security Code”, që ishin përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave në kryerjen e detyrës.

Njëra prej tyre, “Security Code”, është në pronësi të Milazim Lushtakut, kushëririt të Sami Lushtakut, funksionarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin”, ka thënë Kurti të hënën. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci