Të fundit

Humori i kosovarëve me vizat

Dhjetëra postime satirike mbuluan rrjetin online të Kosovës të enjten pas raportimeve për kushtëzimin nga Franca të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përveç reagimeve me shprehje të indinjatës mbi raportimet për kushtëzimin e procesit të heqjes së regjimit të vizave, kosovarët e shfrytëzuan momentin për të shpërndarë dhjetëra postime me përmbajtje të humorit të zi.

Përmes llogarive në Facebook, Twitter dhe Instagram, postimet me përmbajtje humoristike për vizat u rikthyen në trend të rrjetit online në Kosovë.

Në grupin e rrjetit social Facebook, të emërtuar “Shërbimi Informativ i Kosovës”, u shpërndanë disa sërë postimesh me përmbajte të tillë të enjten.

Një prej postimeve të këtij grupi, në një fotografi shfaqeshin Albin Kurti dhe Emmanuel Macron, derisa presidenti francez citohej në formë satirike t’i ketë kërkuar Kurtit “kompletimin e dokumenteve” për lëvizje të lirë në Evropë.

Në këtë formë, përshkruhej vazhdimi i raportuar i regjimit të vizave për kosovarët, të cilët vazhdojnë të enden ambasadave të shteteve të huaja për të kërkuar viza për lëvizje jashtë vendit.

“Kur të qet Franca”, ishte përshkrimi i një tjetër postimi humoristik në grupin “Shërbimi Informativ i Kosovës” në Facebook, i cili përcillej me një imazh të dy liderëve institucional: kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Dy udhëheqësit shfaqen në fotografi teksa i kushtojnë vëmendje fletushkave që mbanin në duar.

Një postim tjetër me përmbajtje satirike, i publikuar nga një i ri kosovar në rrjetin social Twitter, ironizon me punëtorët dhe gjigantët e marketeve në Kosovë pas raportimit për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Videoja e publikuar në Twitter shfaq një daullexhi e një të moshuar që feston diku në Kosovë. Por, ironia qëndron te përshkrimi. “Pronari i Vivës dhe ETC-së”, përshkruhet videoja festive e cila ndërlidh mungesën e vendimit pozitiv për heqjen e vizave, me pamundësinë e kosovarëve për të udhëtuar – ose, ndoshta – për të punuar jashtë vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci