Bashkëkryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci ka thënë se njëra nga arsyet e largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga kjo parti ishte refuzimi për të qenë zv-kryeministre, refuzim ky që, sipas tij, Kica-Xhelili e kishte mësuar pas 1 viti.
Peci tha se emri i Kica-Xhelili është përfolur për mundësinë që ajo të jetë zv-kryeministre, por në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili mos ta marrë këtë pozitë.
Sipas tij, ky refuzim ka ardh si pasojë e mungesës profesionale institucionale.
“Deputetja ka qenë pjesë e përfolur për mundësinë që ajo me qenë zv-kryeministre, dhe ka pasuar një refuzim prej Guxo’s. Këtë informacion deputetja në fjalë e ka marrë diku pas 1 viti, dhe unë e kam parë që ajo ka tentuar me gjet një arsyetim për m’u largu. Emrin e saj e ka përmend edhe dikush prej Guxo-s edhe dikush prej VV-së. Arsyeja që mos me qenë ka qenë veç me ia jap rastin me u maturu politikisht”.
“Refuzimi që deputetja në fjalë me qenë zv/kryeministre, idenë e ka pas shumë të shëndoshë, që thjesht mos me sfidu dhe mos me fut në një pozicion me mungesën e përvojës institucionale. Ka qenë emër që e ka pas besimin e Vjosës dhe të gjithë neve. Unë jam njëri prej atyre që e kam përkrahë shumë”, tha ai.
Tutje, Peci tregoi se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili të mos jetë zv-kryeministre.
“Akterët kyç kanë vendos: Vjosa Omsani dhe Albin Kurti”, tha ai në RTV Dukagjini.
