Në moshën 34-vjeçare, pas një aksidenti që pësoi mbrëmë në Hajvali, ka ndërruar jetë, Arban Sopjani.
Sipas njoftimit të faqes së fshatit të tij, ai la pas gruan dhe vajzën, nënën, vëllezërit Shkëlqim e Driton Sopjani, “familje të gjerë e të dashur dhe tërë lagjen tonë, me kujtimet dhe mendimet më të mira për të”.
“Ngushëllime familjes Sopjani dhe tërë komunitetit për humbjen e madhe”, thuhet në njoftim.

