Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se po punohet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Ai teksa ka dalë dhe ka parë nga afër punimet, tha se shumë shpejtë do të fillojnë procedurat e prokurimit për të gjitha llotet deri në hyrje të Prishtinës.
“E kemi përgatitur elaboratin e shpronësimit për komplet rrugën dhe këto ditë dërgohet në Qeveri të Kosovës për miratim. Nuk do të ketë më fillime të ndërtimit të rrugëve pa vendime të shpronësimit. Kësisoj po sigurohemi që të mos kemi pengesa e vonesa gjatë realizimit të punimeve”, shkroi ai në Facebook, teksa publikoi disa nga fotografi nga terreni.
