Të fundit

Konjufca: Serbia po kalon nga Plani A në Planin B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se bojkotimi i organizuar i institucioneve të Kosovës nga serbët, është një skenar i gjerë i Serbisë me dirigjent presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas Konjufcës, Serbia e ka hallin te propozimi frank-gjerman.

Ai ka deklaruar se targat nuk lidhen esencialisht me zhvillimet që po ndodhin.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se targat janë vetëm një shkas për të arritur një rezultat.

“Unë mendoj që kjo ka pasur me ndodh herëdokur por Serbisë i është nevojitur një shkas. Kësaj radhe shkasin e ka gjetur te targat. Nëse e bëni një krahasim të humbjeve që i ka përjetuar Serbia me targat, ato të mëparshmet kanë qenë më substanciale”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Serbia po kalon nga Plani A në Planin B për Kosovën.

“Targat më shumë janë shkasi i një beteje që Serbia e ka filluar, apo më mirë kalim në Planin B nga Plani A që e ka pasur Kosovën”, ka thënë Konjufca

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci