Policia e Kosovës ka njoftuar se janë informuar përmes platformës “Lajmëro Policinë”, se në fshatin Studeqan të Suharekës një burrë po kanos gruan e tij dhe po e mban me forcë në shtëpi.
Viktima ka raportuar se burri i ka marrë kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të saj dhe të fëmijëve, dhe se ai nuk po i lejon të udhëtojnë në Suedi, ku gruaja me fëmijët jetonin deri para katër muajve.
Pas marrjes së informacionit, Policia ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe viktimen së bashku me dy fëmijët.
Viktima gjatë intervistimit ka treguar se i dyshuari e ka kërcënuar me vrasje. Në deklaratën e saj, ajo ka treguar se burri i saj po e kanoste viktimën me fjalët “kam me te vra , kam me te mbyt”, dhe i kishte marrë kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit.
Pas konsultimit me prokurorin, Policia e ka iniciuar rastin “Kanosje-Dhunë në familje”, përderisa i dyshuari ështe ndaluar për 48 orë. Viktima dhe fëmijët e saj janë marrë në përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.
