Të fundit

Dy deputetët e LVV-së i reagojnë Kurtit dhe Haxhiut për Projekt-Kodin Civil

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, të anashkaluar gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake si pasojë e qëndrimeve të tyre kundër Projekt-Kodit Civil, kanë reaguar sot ndaj “atyre që bënë presion që ky projektligj të mbështetet”.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, dy deputetët kanë thënë se Kodi Civil nuk është kusht që i është vendosur institucioneve të Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Për këtë, ata kanë publikuar një pjesë të fjalimit të një deputetit të Parlamentit Evropian derisa shprehet se “Projekt-Kodi Civil nuk është parakusht për rrugën e Kosovës drejt integrimit europian”.

“Kodi Civil (martesa e gjinisë së njëjtë), Deputeti i Parlamentit Evropian kërkon falje publike në emër të gjithë atyre që bën presion që ky projektligj të mbështetet”, thuhet në shkrimet e Korenicës dhe Rrahmanit.

Korenica dhe Rrahmani kanë refuzuar t’i japin mbështetje Projekt-Kodit Civil, të sjellë në Kuvendin e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të mbështetur edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci