Të fundit

Kurti ia dha meritat qeverisjes së tij për triumfin ndaj “IuteCredit”, i reagon PDK-ja

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda përmes një statuti në Facebook ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit lidhur me mbylljen e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.

Ai tha se deklaratat e pavërteta të qeverisë në lidhje me meritat e tyre për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit, siç u shpreh ai janë tronditëse.

“Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohen kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet. Në anën tjeter, mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri, dhe kompania Squire Patton Boggs e angzhuar për këtë rast”, shkroi ai.

Ai u shpreh se kjo qeveri luan me lojën e “post të vërtetës”, siç tha ai si çdo qeveri tjetër populiste.

“A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kesaj qeverie në këtë rast? Është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithënjë e më shumë të krijoj një version alternativ të realitetit. Kjo qeveri luan me lojen e “post të vërtetës” si çdo qeveri tjetër populiste”, ka shkruar tutje ai.

https://paparaci.com/240877/kosova-triumfon-kunder-kapitalit-financiar-rus-historia-e-iutecredit-dhe-monego-s-ne-kosove/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci