Të fundit

Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar në Ferizaj nga një i rritur, i cili është arrestuar dhe me vendim të pokurorit është dërguar në mbajtje. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se për të dyshuarin është përgatitë kërkesa për paraburgim.

Rastin në polici e ka denoncuar nëna e viktimës e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk kishte njohur për vendodhjen e saj.

Teksa kryeprokurori Shukri Jashari, tha se i dyshuari është 19-vjeç dhe akti i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit.

“I dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur. Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij, dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit”, tha Jashari.

Rasti i dhunimit u bë i njohur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“DHUNIM/Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci