Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për deklaratën e tij në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Unë as që kam reaguar. E lamë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabiq) … Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon të bashkimin me Shqipërinë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Paparaci.
Ai pyeti se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai do të kishte thënë diçka të ngjashme, duke aluduar në reagimin e komunitetit ndërkombëtar. “A do të më varnin në Uashington apo në Bruksel”, përpiqet të bëhet ironik Vuçiqi.
“Idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE, ndonjëherë mund të shkruajnë në një raport se deklarata nuk ishte e zgjuar dhe kaq. Viola von Cramon mendon se mund të “shet mend” të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi. Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend të kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kur është fjala për hegjemoninë shqiptaromadhe, kjo është e zakonshme për ta. Ajo vetëm do të shkruaj në raport se kjo nuk ishte deklaratë e mençur…. Nuk ka për çka nuk kanë reaguar sa i përket Serbisë… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur”, ka pretenduar presidenti i Serbisë./ Paparaci.
