Të fundit

Lama: Kurti e ka pranuar asosacionin, po blen kohë për ta futur në marrëveshje

Asosacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e planit europian për Kosovën. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian insistojnë se ai duhet diskutuar, duke shtuar se nuk do ketë kompetenca ekzekutive.

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se ndonëse kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar çdo element të dialogut me Serbinë, atij do t’i duhet ta pranojë, por po përpiqet të gjejë shpjegimin për elektoratin e tij.

“Të gjithë e dimë që një asosacioni me kompetenca ekzekutive do ta dëmtonte shtetin e Kosovës. Asosacioni është marrëveshje e pranuar në 2013 dhe kemi deklaratën e SHBA që thotë se do të bazohet në kushtetutën e Kosovës. Kërkohet të ndërtohet një asosacion që përputhet me ligjet e Kosovës.

Kurti s’e bën se bie në kundërshtim me politiken që ka ndjekur, por mendoj se po blen kohë për ta futur në një paketë që do të jetë e paketë e marrëveshjes finale. Kemi parë dokumentin e publikuar dhe në të thuhet se pika 10 është pikërisht asosacioni. Kjo është një lloj hipokrizie e panevojshme”, tha Lama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci