Të fundit

Skandali me foshnjën në Pejë, shkarkohet kryeinspektori i Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është liruar nga detyra u.d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor,  Shaban Osmanaj, pas skandalit me foshnjën e vdekur në Spitalin e Pejës.

Sipas MSh-së, në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor. Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ri-përsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”.

Në kumtesën e këtij dikaster u tha se u.d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

Të martën doli në publik lajmi se foshnja e vdekur në Spitalin e Pejës u mbështjell me çarçafë dhe ashtu u fut në rrobalarëse.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë po hetojnë rastin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci