Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas dënimit me gjobë të ministres, Rozeta Hajdari.
Ai e ka kritikuar dënimin me gjobë prej 700 euro për mosdeklarim të pasurisë, duke shtuar se ministres as nuk i shkon mendja për dorëheqje edhe pse e dënuar.
Në fund deputeti, Mustafa ka kujtuar sloganin e VV-së: “Me hajna nuk ka shtet”.
“Ministrja e shkelë ligjin, shpallet fajtore nga gjykata, dënohet veq 700 euro dhe as mendja nuk i shkon për dorëheqje. Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”?”, ka shkruar deputeti Mustafa.
