Të fundit

Gjuriq: “Serbia së bashku me SHBA do të kërkojnë tërheqjen e Policisë nga Veriu”

Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka deklaruar sot se vizita e paralajmëruar e një delegacioni të lartë amerikan është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe se është një mundësi që “Serbia së bashku me SHBA” të kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “kthimin në gjendje para shkurtit të vitit 2022”, transmeton Paparaci.

Gjuriq ka thënë për televizionin e ngarkuar për propagandën e Vuçiqit “TV Pink”, se delegacioni amerikan që viziton Beogradin do të udhëhiqet nga këshilltari shtetëror në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet dhe do të shoqërohet nga i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Pentagonit.

“Vizita e tyre në Beograd dhe “disa vende të tjera” në Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë për të shtyrë gjërat përpara dhe për të treguar se cikli i përshkallëzimit dhe konflikteve që po “shtyn regjimi i Kurtit” është i papranueshëm. Kjo është një mundësi që “Serbia së bashku me SHBA” të kërkojë nga Kurti, kthimin në situatën e para shkurtit 2022, të cilën ai e zgjodhi jo rastësisht për të krijuar baza “ilegale” në veri, në përpjekje për ta renditur Serbinë në njërën anë (karshi Perëndimit) dhe të përsëritet viti 1999 (bombardimet e NATO-s)”, ka pretenduar Gjuriq, duke bërë përpjekje naive ta sjellë në lajthitje gjithë botën se “Serbia është paqësore veçse Kosova po e paraqet atë si agresore”./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci