Të fundit

Koci ngrit alarmin: Policia po gjobitë me të madhe në këtë rrugë, duhet të ndalet urgjent

Avokati Arianit Koci ka thënë se Policia e Kosovës “duhet menjëherë” t’i ndalojë gjobat e shpeshta ndaj shoferëve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Koci ka thënë se gjobitja masovike e shoferëve në këtë rrugë është një gabim i policisë.

Komuna e Prishtinës, nga java e kaluar, ka vendosur që në rrugën “Xhorxh Bush” të kalojnë vetëm autobustë, taksitë dhe automjetet e emergjencës.

“Policia po gjobitë me të madhe në rrugën Xhorxh Bush, të Radio Kosova në Prishtinë, aty ku së voni është ndaluar qarkullimi për vetura. Aktialisht ishin të ndaluara shtatë vetura: dy me targa të Prizrenit, një të Ferizajit dhe të tjerat ishin me targa të huaja”, tha ai.

Sipas tij, shënjimi në rrugë nuk është adekuat dhe kjo përbën problem për shoferët që nuk janë në dijeni të vendimit.

“Por, gabim është kjo punë. Roli i policisë nuk është vetëm me dënu. Duhet me e bërë analizën pse kaq masovikisht vozitësit po e bëjnë kundërvatje? Ose, pse sot, shumë pak ka vetura me tabela 01 që po bëjnë kundërvatje? Po ju tregoj arsyen: Shenjimi nuk është adekuat”, ka thënë Koci.

“Qytetarët e Prishtinës, e kanë kuptuar se aty dënojnë policia. Por të tjerët nuk e dinë. Nuk është normale që kaq shumë me pasë kundërvatjës. E çka po bën policia? Në vend se t’a analizoj se ku qëndron problemi, e ka rritur numrin e policëve në atë vend”, deklaroi ai.

Koci ka thënë se gjobitja duhet të ndalet menjëherë, dhe të informohen vozitësit përmes shenjave në vende të dukshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci