Të fundit

Vështirësohet qarkullimi në Drenas, Lladrovci u bën thirrje qytetarëve t’i shmangin daljet “pa nevojë”

Komuna e Drenasit ka njoftuar se për shkak të reshjeve është vështirësuar qarkullimi.

Në terren kanë dalë ekipet emergjente.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku ka më shumë vërshime.

Njoftimi i plotë:

Të reshurat e dendura të shiut vështirësojnë qarkullimin, në disa zona është përkeqësuar gjendja

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe të rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi.

Ekipet Emergjente janë në terren dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, është duke bërë debllokimin e kanalizimeve, aty ku është bllokuar.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura. Lladrovci ka kërkuar që qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga të reshurat e dendura të shiut.

Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon qytetarët për mirëkuptim!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci