Të fundit

Emisari britanik: “Formimi i Asociacionit është element thelbësor, duhet të adresohet”

Stuart Peach, i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të adresohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në dialog.

Në një intervistë për të përditshmen kroate Veçernji, Peach ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket Asociacioni.

Por, ai ka thënë se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “guxim dhe kompromis të liderëve politike nga të dy palët”.

“Edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në dialog. Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet, por kjo nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja apo përparimin drejt normalizimit përfundimtar. I takon Kosovës dhe Serbisë ta përcaktojnë se si do të duket Asociacioni”, ka thënë Peach.

Peach ka deklaruar se Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij “janë aktivisht të angazhuar në dialog dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci