Të fundit

Prokuroria nuk e di nëse Aurona Pelaj ka ikur në Gjermani, “shpejt ngritët aktakuza”

Prokuroria Themelore në Pejë është në fazën përfundimtarë për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarës Aurona Pelaj dhe ndaj dy të dyshuarave tjera lidhur me sulmin fizik ndaj të moshuarës në qendrën për të moshuar në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur për Paparacin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se Prokuroria nuk ka informata nëse e dyshuara Aurona Pelaj është larguar nga Kosova ashtu siç ka aluduar avokati i të moshuarës, Meshar Selimaj.

“Të pandehurat e këtij rasti janë proceduar në Prokurori dhe janë marrë në pyetje dhe siç e dini më pas janë liruar nga Gjykata Supreme, ndërkaq si prokurori nuk kemi informata lidhur me pyetjen që na parashtrove.

Përkundrazi janë duke u mbledhur provat të ciklat do ta ndriçojnë në plotni këtë çështje penale, janë marrë në pyetje nga prokurori i shtetit janë mbajt në paraburgim dhe janë liruar nga Gjykata Supreme. Ndërsa hetimet janë në fazën përfundimtare dhe do t’i ndërrmarrim të gjitha veprimet që të ngritët aktakuza”, ka thënë Nikçi për Paparacin.

Nikçaj ka thënë se të tri të dyshuarat janë liruar nga paraburgimi nga Gjykata Supreme, dërsa prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me rastin.

“Kështu që aktakuza nuk korrespodon me pse ish dasht e njëjta me qëndru këtu, ajo ish dasht me qëndru këtu nëse kish qenë në paraburgim”.

Avokati Meshar Selimaj ka thënë se Aurona Pelaj e cila dyshohet për sulm fizik ndaj 70-vjeçares, Minire Nura në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, mund të ketë ikur në Gjermani.

Në një intervistë për Euroneës Albania të premten, Selimaj theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuzë ndaj saj.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara në lidhje me sulmin fizik ndaj një të moshuareje, në një shtëpi kujdesi në Pejë, në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Në vendimin e Supremes të cilin thuhet se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Avokati i të moshuarës: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci