Të fundit

PDK: Rilind Gërvalla militant i VV-së qe 15 vite, RTK po bëhet megafon i Albin Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosjen, se e ka “kapur” televizionin publik të Kosovës (RTK) me zgjedhjen e Rilind Gërvallës si drejtor të ri të kanaleve shqip të RTK-së.

Sipas PDK-së, kryeministri Ablin Kurti e ka instaluar nga sot militantin shumëvjeçar të VV-së si drejtor të RTK-së.

“Në vazhdën e kapjes së secilit institucion të pavarur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në koordinim të ngushtë me partneren e tij, presidenten Vjosa Osmani, tash e disa muaj kanë nisur instalimin e militantëve të tyre në Radio Televizionin Publik të Kosovës. Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Me këto emërime, siç ka thënë PDK-ja, RTK-ja nuk do të jetë më në shërbim të publikut, por do të përdoret si megafon i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, “ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak”.

“Nëpërmjet kapjes së Radio Televizionit Publik të Kosovës me militantë partiak; pushteti po synon kapjen e mendjes së qytetarëve nga e cila frikësohen më së shumti. Prandaj, nëpërmjet instalimit të militantit Rilind Gërvalla si drejtor, kryeministri Albin Kurti po synon që ta përdorë RTK-në për propagandë dhe agjitacion të llojit “Çka ka, çka s’ka”, për të shtrembëruar realitetin dhe të vërtetën e keqqeverisjes së tij. As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk arritën ta ndalin hovin e projektit të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për kapjen e RTK-së”, vijon reagimi i tyre.

PDK-ja ka vlerësuar se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci