Të fundit

Futbollisti turk i mllefosur nga veprimet e bashkatdhetarëve: Përfituesit nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar

Futbollisti i kombëtares turke, Caglar Soyuncu ka njoftuar për ngjarjet e pakëndshme pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Futbollisti i Leicester City publikoi informacione tronditëse që vijnë nga rrugët e Turqisë, sipas të cilave disa njerëz po përpiqen të përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.

“Njerëz të pamoralshëm pa kokërr njerëzi po përpiqen të grabisin popullin tonë, duke rishitur batanijet për pesëfishin e çmimit ndërsa vendi është në zi dhe ndërsa njerëzit përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nën rrënoja. Këta njerëz nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, ne. nuk duhet t’i lërë të qetë”, ka shkruar ai.

Soyuncu është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në Turqi, ai ka zhvilluar 51 ndeshje me kombëtaren.

Turqia është goditur nga tërmete të forta jo shumë larg kufirit me Sirinë, të cilët shkatërruan disa qytete dhe shkaktuan një numri të madh të viktimave.

Shumë sportistë që luajnë në atë vend janë gjithashtu në rrezik dhe ata që janë të sigurt jashtë vendit përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar dhe tërhequr vëmendjen ndaj përfitimit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci