Të fundit

Zyrtari korrektues i dha kokainë dhe marihuanë të paraburgosurit, dënohet nga Gjykata në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur të mërkurën aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve K. R. dhe S. L.

I akuzuari K. R. më 01.11.2022, rreth orës 14:30, në Qendrën Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar korrektues, pa autorizim shpërndan apo dorëzon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge.

Ai shpërndau apo dorëzoi në atë mënyrë që derisa ishte në orarin e punës si zyrtar korrektues, shkon në katin P-2, dhomën nr. 7 dhe komunikon me të paraburgosurin S. L., ku përmes vrimës se vrojtimit, e ka nxjerrë nga xhepi i pantallonave të uniformës zyrtare sasinë e substancës narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë dhe ia jep në dorë të paraburgosurit dhe më pas intervenojnë pjesëtarët e tjerë të shërbimit korrektues dhe në dhomën e tij gjejnë: një qese plasmani me kokainë në peshë prej 2.57 gram dhe një qese plasmani me marihuanë në peshë prej 7.46 gram.

Sipas njoftimit të Gjykatës, me këto veprime, i pandehurit ka kryer veprën penale; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge.

Ndërkohë, i pandehuri S.L., më 01.11.2022, rreth orës 14:30, në Qendrën Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, pa autorizim posedon substancë narkotike, substancë psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që, pas intervenimit të zyrtarëve korrektues në katin P-2, në dhomën nr.7, në dhomën e tij gjejnë: një qese plasmani me kokainë në peshë prej 2.57 gram, dhe një qese plasmani me marihuanë në peshë prej 7.46 gram.

“Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së. Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. R. duke i shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, gjithashtu të njëjtit i shqiptohet edhe dënimi plotësues; ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim”.

“Të akuzuarit S. L. i shqiptohet dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci