Të fundit

Rahoveci eliminon Pejën, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

KB Rahoveci e ka siguruar biletën e dytë drejt gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Si nikoqir i kësaj gare, Rahoveci e eliminoi Pejën në çerekfinale duke e mposhtur me rezultat 90:79 (25:19, 17:16, 25:18, 23:26).

Gjatë tërë ndeshjes vendasit ishin më të mirë, kurse Peja kishte epërsinë vetëm në çerekun e fundit (26:23), por që nuk ishte e mjaftueshme që ta evitonte humbjen.

Te Peja më i miri ishte Arian Qallaku me 17 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci më të mirët ishin Bardh Rexha me dhjetë pikë e dhjetë kërcime dhe Jack Pagenkopf me 23 pikë.

Me këtë fitore, Rahoveci vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ku atje do të përballet me KB Trepçën, ndeshje kjo që zhvillohet këtë të premte.

Rezultati final i ndeshjes, 90:79 në favor të KB Rahovecit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci