Të fundit

Studentët përmes një videomesazhi kujtojnë kontribuuesit më të mëdhenj për liri e pavarësi

Në vigjilje të shënimit të 15-vjetorit organizata studentore Unioni Demokratik Studentor ka kujtuar njerëzit që dhanë shumë për arritjen e kësaj dite.

Nëpërmjet një videomesazhi studentët kanë kujtua kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe drejtuesit e ushtrisë të cilët gjenden në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, shkruan Demokracia.com.

Studentët kanë kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçi, protestën studentore të 1 Tetorit të vitit 1997, veprimtarin e zhdukur Ukshin Hoti, gratë e Kosovës dhe të gjithë ata që punuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, është detyrë e të gjithëve, t’i përkujtojmë e nderojmë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e këtij qëllimi shekullor. Sakrifica e tyre na shërben si udhërrëfyes i rrugëtimit tonë për fuqizimin e mëtejmë të vendit. Në këtë datë të shënuar, përkujtojmë rezistencën dhe vendosmërinë e nxënësve dhe studentëve, mësuesve e profesorëve, bujqëve e minatorëve, gazetarëve e të burgosurve politik, luftëtarëve e dëshmorëve të lirisë.”, kanë thënë nga kjo organizatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci