Të fundit

A ua shkruan Dejona Mihali fjalimet deputetëve të LVV-së, deklarohet Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se deputeti Haki Abazi ka pakënaqësi për pozitën e tij.

Ajo e kritikoi atë për sabotime të punës parlamentare si dhe për disa kushtëzime ndaj pushtetit, raporton Paparaci.

Në anën tjetër, ajo komentoi edhe disa prej akuzave të Abazit, ku ndër të tjera, ai thotë se zyrtarja e LVV-së, Dejona Mihali ua shkruan fjalimet deputetëve të partisë në pushtet.

Ajo e mohoi këtë kategorikisht. E lavdëroi për punë të jashtëzakonshme Mihalin.

Gjithashtu, ajo tha se ka deputetë që e dorëzojnë fjalimin për t’u shikuar e më pas që të thuhet në Kuvendin e Kosovës, për një çështje të caktuar.

“S’kam asnjë mllef me të. Dejona Mihali është një nga gratë më punëtore që kam takuar ndonjëherë. Unë jam liberale. S’kam lejuar asnjëherë askush me më dirigju, siç po i atribuohet Dejonës. Me të, bashkëpunimin me të për këto dy vite e kemi të shkëlqyer, por kemi edhe mos-pajtime”, tha ajo në T7.

“Në këto dy vite si deputete, asnjëherë Dejona Mihali nuk më ka shkruar fjalim. Ka deputet kur e organizojnë fjalimin e dorëzojnë fjalimin për me shiqu”, shtoi Kusari-Lila.

Mes tjerash, ajo i quajti të paqëndrueshme dhe sulme personale deklaratat e Abazit, karshi saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci