Të fundit

Gazetari Smith: Prekazi alarmoi ndërkombëtarët, roli i Tony Blair dhe ShBA-së – thelbësor për çlirimin e Kosovës

Gazetari i cili gjatë luftës në Kosovë raportoi për mediumin BBC, Vaughan Smith, ka thënë sonte se ish-kryeministri britanik, Tony Blair kishte një marrëdhënie të mirë me lidershipin amerikan dhe ishte thelbësor për tua shpjeguar atyre se çfarë po ndodhte në Kosovë

Ai shtoi se roli i Blair dhe i ShBA-së, ishte thelbësor për çlirimin e Kosovës.

I ftuar në Kanal 10, ai tha se pas masakrës së Reçakut, bombardimet ishin të paevitueshme, transmeton Paparaci. Smith shtoi se afati kohor që ndodhi ndërmjet tri masakrave duke filluar prej Abrisë, Prekazit dhe Reçakut, bëri që të ishin sinjalet e fundit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Sa i përket periudhës së ndërhyrjes së NATO-s, Smith tregpo se kishte qenë në Beograd, prej nga kishte planifikuar që të kthehet sërish në Kosovë.

Mes tjerash, ai ka dhënë detaje për momentet gjatë raportimeve të para për sulmin ndaj familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Smith tha se porsa u publikuan pamjet e para nga Prekazi, spektri ndërkombëtar kuptoi se marrëveshja e Dejtonit kishte dështuar për të sjell paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Xhirimet ishin shumë dramatike.  Perëndimin në vendin tonë e kishin bindur dhe çështja e Ballkanit kishte përfunduar. Prekazi menjëherë alarmoi. Ishte një sinjal i një ngjarjeje të rëndësishme, pjesë e tri masakrave që janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet e konfliktit në Kosovë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci