Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident trafiku në lagjen Pejton në Prishtinë.
Sipas pamjeve, aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.
Deputeti Haliti, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë lëndim fizik, ndonëse tregon se është duke pirë kafe.
“Ai (taksisti) dul trup në rrugë dhe e preka. Mirë jam, tash po pijë kafe jam”, tha ai.

