Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën të hënën shqetësimin e tyre karshi kundërshtimit të LDK-së dhe PDK-së për planin franko-gjerman, transmeton Paparaci.
Kësaj radhe, ai u mor me ish-koordinatorin për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni. Në anën tjetër, ai u tall në një farë mënyre me ish-kryediplomatin kosovar.
Bajqinovci duke ironizuar tha se po të ishte Hyseni akoma në LDK, nuk do ta lejonte këtë subjekt politik që të jetë ‘anti-amerikane’.
“Të ishte Skender Hyseni hala n’LDK se kish leju këtë parti me u bë anti-amerikane”, shtoi ai në Facebook.
