Të fundit

Përfundon takimi i dytë, Lajçak lajmërohet nga Beogradi: Do të finalizojmë përgatitjet tona para takimit në Ohër

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sonte se ka përfunduar takimin e dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas diplomatit sllovak, ai ka dëgjuar komentet e tij mbi aneksin e zbatimit të planit franko-gjerman, transmeton Paparaci.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, shkroi Lajçak në Twitter.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci