Të fundit

Policia dhe disa qytetarë ndihmojnë një person që ishte rrokullisur me traktor

Të martën rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit, kanë hasur në një vetë-aksident, ku një qytetar ishte
rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa
qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Policia njoftoi se personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të
shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci