Të fundit

Korenica: Derisa Kurti nuk sjell në Kuvend marrëveshje anti-kushtetuese, e ka mbështetjen tonë

Deputeti i LVV-së, Visar Korenica, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke e e kundërshtuar “Zajdenicën”, që sipas tij kishte drejtë.

A shtoi se i pasojë të kundërshtimit të Pakos së Ahtisarit atëkohë, “padrejtësisht kanë humbur jetë njerëzit tanë nga policia e UNMIK-ut (Moni dhe Arbeni) dhe qindra e mijëra të tjerë janë plagosur”.

Korenica theksoi se përderisa kryeministri Albin Kurti nuk sjell në Kuvend një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovën, “natyrisht që do ta ketë mbështetjen tonë”.

“Madje për të mos harruar, Pakoja e Ahtisarit ua ka dhënë edhe ashtu të drejta të shumta këtij komuniteti edhe pse donin që Kosova të jetë shtet multietnik me të drejta të barabarta”, shkroi ai në Facebook.

“Po i përmendi disa: 1. Vendet e rezervuara në Kuvend 2. Themelimi i Komunave serbe 3. Eksteritorrialiteti i Kishës Ortodokse të serbevë në Kosovë 4. Komunikim dhe pranim i financimit direkt nga Serbia për komunat me shumicë serbe Etj. Etj”.

“Janë disa të drejta të padrejta që përmes Pakos së Ahtisarit kanë gjetur zbatim. Hezitim e mosguxim është frikë e përballjes me realitetin dhe me të kaluarën e zymtë, e, fatkeqësisht politika hegjemoniste e Millosheviçit është ende e gjallë përmes Vuçiçit. Kundër ZAJEDNICËS (asociacionit) me kompetenca ekzekutive dhe një etnike. Kundër Bosnjëzimit të Kosovës! Zoti e ruajttë dhe e bekoftë Kosovën”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci