Të fundit

Borrell tregon pse nuk pati nënshkrime mes Kurtit dhe Vuçiqit: Marrëveshja krijon një status-quo të re në dialog

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se sot e ka informuar Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arritjen e dakordimit për marrëveshjen e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas diplomatit spanjoll, kjo marrëveshje krijon një status-quo të re në dialog, teksa u shpreh se “ne më nuk jemi duke shpresuar se do të mbetemi më gjatë në situatë krize”.

Megjithatë, ai tregoi se nënshkrime nuk pati mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë për arsye ligjore, transmeton Paparaci.

“Por në implementimin e marrëveshjeve që u arritën më 27 shkurt, këto marrëveshje që ata kanë rënë dakord do të hyjnë në funksion në momentin kur unë kam publikuar deklaratën, apo qëndrimin. Nënshkrime nuk pati për arsye ligjore, por të dyja palët kanë rënë dakord që deklarata ime ishte një përkushtim për ata që të përmbushin obligimet që vijnë nga kjo marrëveshje”, u shpreh ai, pas raportimit përball ka kryediplomatëve të vendeve të BE-së.

Mes tjerash, Borrell tha se në aneks thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ai deklaroi se të gjitha marrëveshjet duhet të përmbushen, me anë të një kalendari të caktuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci