Të fundit

Andi Bushati “sulmon” Edi Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Analisti Andi Bushati tha në ë Euronews Albania se avantazhi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas tij, një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë.

Bushati përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj Qeverisë Kurti.

“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci