Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktore e njohur, Adriana Matoshi, sot pritet t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e tumorit në kokë.
Disa ditë më parë aktorja nëpërmjet një postimi prekës ka njoftuar se pas 9 vitesh i është rikthyer tumori dhe se sot ajo do t’i nënshtrohet opreimi.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kurse sot, i dashuri i saj Keith ka bërë një postim prekës në Instagram teksa i ka uruar shërim të shpejtë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që jeni për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që ke ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme te dua”.

