Të fundit

“Ka një hall të madh me mua”: deputeti Abazi pretendon se Kurti u largua nga kuvendi shkaku i tij

Deputeti Haki Abazi ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti gjatë gjithë ditës ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.

Abazi, i cili ka pasur kritika e pakënaqësi me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se shefi i qeverisë duket se ka një hall të madh me fjalimin e tij, raporton Paparaci.

Ai po pretendon se Kurti u largua nga Kuvendi kësisoj për shkakun e tij.

“Sikur paska diçka më të rëndësishme se sa Kuvendi i Republikës në përcaktimin e drejtimit për të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës. Ka një hall të madh me fjalimin tim po duket, po supozoj nga përvoja e kaluar”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se demokracia nuk është ikje nga ballafaqimi i argumenteve, as edhe tentim për të kontrolluar listën e folësve.

Prandaj, ai paralajmëroi se pasi Kuvendi të kthehet nga pauza, është në listën e folësve.

Abazi u shpreh se atëherë do të shihet nëse të lejohet fjala e lirë e përfaqësuesve të popullit.

“Do të kthehmi në ora 16:15, unë jam në listën e folësve, le të shohim nëse edhe sot institucioni më lartë i vendit do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqesuesve”, përfundoi ligjvënësi Abazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci